Ecuria e Fiskalizimit, subjektet afat deri nё fund tё Dhjetorit.
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve informon se numri i tatimpaguesve të Fiskalizuar që kanë lëshuar fatura në total nga 1 Janari e deri më tani është 49,839, ndёrsa numri I faturave tё fiskalizuara ёshtё 91,916,016, në zbatim të ligjit Nr.87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i ndryshuar.
Administrata Tatimore kërkon të rikujtojë se subjektet kanë afat deri në fund të Dhjetorit për të përmbyllur me sukses procesin e Fiskalizimit. Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit që ende nuk kanë nisur Fiskalizimin, të aplikojnë fillimisht për marrjen e certifikatës elektronike, që është një dokument elektronik, i lëshuar nga AKSHI, pas aplikimit në portalin e-Albania.