Kompania jonë, në zbatim të Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, çertifikohet në mënyrë të përbashkët nga DPT dhe AKSHI, duke pasur tanimë të drejtën e tregtimit të zgjidhjeve software-ike për proçesin e ri të Fiskalizimit, i cili fillon të hyjë në fuqi prej datës 1 janar 2021 entet publike, 1 korrik 2021 ndërmjet tatimpaguesve dhe 1 shtator 2021 për të gjithë tatimpaguesit.
Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të zvogëluar evazionin fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, të gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore. Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës (NIVF). Ky sistem i ri do të krijojë një mekanizëm të mbikqyrjes në kohë reale, të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre pa para në dorë…