Viti 2026 sjell ndryshime të rëndësishme si në kuadrin ligjor tatimor në Shqipëri, ashtu edhe në funksionalitetet e reja të ProFisc, me qëllim rritjen e transparencës, automatizimit dhe lehtësimit të proceseve për bizneset.
Ndryshimet kryesore ligjore
-
Saktësohen të dhënat e detyrueshme në faturë për individët e paregjistruar.
-
Zgjatet afati për fiskalizimin e faturave të importit nga 3 në 7 ditë.
-
Forcohet detyrimi për verifikimin dhe konfirmimin e librave të shitjes dhe blerjes deri më datë 11 të muajit pasardhës.
Zhvillimet e reja në ProFisc 2026
-
Menu e re Njoftimesh, që centralizon të gjitha njoftimet operative, financiare dhe administrative.
-
Shërbimi i ri “Merr faturat nga CIS”, për marrjen automatike të faturave të shitjes dhe blerjes.
-
Autentikim SSO me Google dhe Microsoft 365.
-
Përmirësime të vazhdueshme dhe një ndërfaqe e re që vjen së shpejti.


