Fatura elektronike është një format zëvendësimi, me të njëjtën vlerë ligjore dhe fiskale, të faturës në letër.
Fatura elektronike është në format dixhital që vërteton referencën kohore dhe nënshkrimin dixhital të leshuesit te fatures në format elektronik per bleresin, i cili mund të ruhet në formatin original. Dokumentet janë sipas standardit të Bashkimit Europian në shoqërim të Direktivës 2014/55 të BE, datë 16 prill 2014 “Mbi faturimin elektronik në prokurimin publik”.
Fatura elektronike konsiderohet si një dokument origjinal i vlefshëm vetëm nëse është në përputhje me specifikimet e përcaktuara nga legjislacioni i vendit nga i cili është lëshuar:
Detyrimi
Disa rajone kanë imponuar përdorimin e faturave elektronike për një numër pak a shumë të madh të tatimpaguesve.
Referuar percaktimit ne ligj (LIGJ Nr. 108/2020, PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 87/2019 “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT) si dhe procesit aktual te zbatimit te rregulave te reja te fiskalizimit, efektet e ligjit jane si më poshtë:
për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.
Formati
Në shumë raste, formati në të cilin duhet të gjenerohet dokumenti elektronik është përcaktuar dhe standartizuar tashmë, pasi XML është gjuha më e përdorur.
Fatura elektonike, ndertohet sipas standarteve European standard EN 16931 qe mbeshtetet ne ate ndekombetar ISO/IEC 19845:2015 (UBL 2.1). Ky standard permban te gjitha te dhenat e nevojshme midis entiteteve te ndryshem ekonomik per rregjistrimin dhe pranimin e faturave.
Firma Elektronike
Shpesh legjislacioni i vendeve të ndryshme përcakton nevojën për të aplikuar një nënshkrim elektronik në faturë, si një masë që synon të sigurojë integritetin e dokumentit dhe vërtetësinë e origjinës së tij.
Biznesi duhet te kete çertifikatën dixhitale të lëshuar nga AKSHI.
Proçedura që ndiqet:
Hyr te e-albania sipas kredencialeve të subjektit.
Kërko – “Aplikim per Certificate elektronike per projektin e fiskalizimit”
Dalin të dhenat e subjektit
Plotëso të dhenat bankare
Ruajtja e të Dhënave
Arkivimi i dokumenteve origjinale elektronike, sipas kushteve të caktuara të sigurisë dhe aksesit, zakonisht është subjekt i ligjeve të ndryshme ekzistuese mbi faturimin elektronik.
Sipas ligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit Neni 43:
Çdo tatimpagues që lëshon fatura, duhet t’i ruajë këto për të paktën pesë (5) vjet,
duke filluar nga fundi i vitit fiskal.
Tatimpaguesit që nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, të cilët lëshojnë fatura elektronike për transaksione pa para në dorë, sipas nenit 27, të ligjit nr.87/2019, mund të lëshojnë fatura elektronike dhe të kryejnë procedurën e fiskalizimit përmes përdorimit të platformës qendrore të faturave, nëse përmbushin kriteret e mëposhtme:
a) Nuk kanë asnjë shkelje të konstatuar në lidhje me moslëshimin e faturës në 3 vitet e fundit;
b) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
We use cookies (and other similar technologies) to collect data to improve your experience on our website. By using our website, you're agreeing to the collection of data as described in our Privacy Policy.