LIGJ
Nr. 108/2020
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 87/2019 “PËR FATURËN DHE SISTEMIN
E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT”
Neni 1
Pika 2 e nenit 48 të ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”
ndryshohet si më poshtë:
“2. Përjashtimisht pikës 1 të këtij neni, në varësi të llojit të transaksionit, ky ligj i fillon efektet sipas grafikut të përcaktuar në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të kësaj pike:
a) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
b) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
c) për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 29.7.2020 Shpallur me dekretin nr. 11582, datë 5.8.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta.
Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 146, datë 07.08.2020