Duke filluar nga periudha deklaruese Prill 2025, Administrata Tatimore ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt thjeshtimit të proceseve për tatimpaguesit. Nëpërmjet një zhvillimi të ri në sistemin E-Filing, tashmë do të mundësohet paraplotësimi automatik i deklaratës së TVSH-së, duke përdorur të dhënat e transaksioneve të regjistruara në librat e shitjes dhe blerjes, sipas sistemit të fiskalizimit.
Për më shumë informacion dhe për të lexuar njoftimin zyrtar nga Administrata Tatimore, ju ftojmë të vizitoni linkun më poshtë:
👉 Njoftimi zyrtar – Paraplotësimi i deklaratës së TVSH-së