Të dashur përdorues të ProFisc,
Ju njoftojmë se në faqen zyrtare të Tatimeve është publikuar njoftimi mbi regjistrimin e faturës elektronike për furnizimin e mallrave/shërbimeve në funksion të realizimit të projekteve të SASPAC. Tekstin e plotë të njoftimit mund ta gjeni këtu: Kliko këtu.
Sipas udhëzimeve të publikuara, për çdo furnizim të kryer në zbatim të një projekti është e detyrueshme të plotësohen të dhënat e projektit në fushën “Të dhëna për projektin / Project Reference” (BT-11), ku përfshihen:
· Kodi Unik të Identifikimit të Projektit
· Kodi i Certifikatës në regjistrin e Drejtorisë Rajonale Tatimore
Shembull: SASPAC-2025-04-0014-DRT-TR-2025-0001
Platforma ProFisc përmbush plotësisht këtë kërkesë të shërbimit të e-Faturës. Fusha “Të dhëna për projektin” është e integruar në ndërfaqen Krijo Faturë, në tab-in përkatës Referenca, së bashku me të gjitha fushat e tjera të parashikuara nga sistemi i e-Faturës (siç tregohet në figurën m ë poshtë):
Për më shumë informacion, ju ftojmë të konsultoni manualin tonë online: Profisc Help.