Me kënaqësi ju njoftojmë se ProFisc ka projektuar dhe zhvilluar një ndërfaqe të re në krijimin e faturës e cila do të jetë shumë shpejt live në platformën tonë.
Qëllim i kësaj ndërfaqje të re është që t’u ofrojmë përdoruesve një formë të mirë organizuar të të dhënave të shumta që nevojiten për krijimin dhe fiskalizimin e faturës.
Ju lutem vini re se nuk ka ndryshuar asgjë në funskionet e fushave dhe menyrën e plotësimit të tyre, ka ndryshuar vetëm grupimi në blloqe dhe organizimi i këtyre blloqeve në një dritare të vetme në mënyrë që përdoruesi të ketë një vizion të menjëhershëm të të gjithë të dhënave pa qenë nevoja të scroll-ojë në dritare.
Gjithashtu theksojmë se versioni aktual i plotësimit të faturës do të jetë ende disponibël. Ju mund të vazhdoni të përdorni ende atë version edhe për disa kohë deri sa të krijoni eksperiencën e duhur me versionin e ri.
Në këtë version të ri kemi mundësuar gjithashtu edhe funksionin e printimit të Draftit të faturës i cili lejon printimin e faturës së ruajtur por të pa fiskalizuar ende, nëse ju dëshironi ta kontrollini faturën në hard-copy përpara fiskalizimit nga tatimet.