RE P U B LI K A E SH Q I P E R I S E
DREJTORJA E PERGJITHSHME E TATIMEVE
NrJ5.3.6Prot.
Tirane, me32.J2,2020
R E P U B L I K A E SH Q I P E R I S E
AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK
Nr. 8t.;80Prot.
Tirane, me]Q./2 .2020
NJOFTIMIPERBASHKET
Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore Operatoreve Ekonomike
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Agjencia e Prokurimit Publik sjellin ne vemendje te autoriteteve kontraktore dhe operatoreve ekonomike, si me poshte vijon:
Sikurse jeni ne dijeni, ligji Nr. 87/20 I 9 “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te
qarkullimit”, i ndryshuar, i ciii percakton parimet, rregullat, kriteret, detyrimet, afatet dhe
procedurat qe duhet te ndiqen nga tatimpaguesit lidhur me leshimin e fatures, fatures
shoqeruese dhe fatures elektronike, i fillon efektet prej dates I Janar 2021, sipas fashave te meposhtme:
a) per transaksionet pa para ne dore ndermjet tatimpaguesve dhe organeve publike, prej
dates 1 janar 2021.
b) per transaksionet pa para ne dore ndermjet tatimpaguesve,prej dates 1 korrik 2021.
e) per transaksionet me para ne dore nga tatimpaguesit, pavaresisht pergjegjesise tatimore apo qarkul/imit vjetor te realizuar, prej dates 1 shtator 2021.
Referuar sa me siper, prej dates 1 Janar 2021 tatimpaguesit, te cilet kryejne transaksione
shitje me entet publike, kane detyrimin ligjor qi! te leshojne vetem fatura elektronike per
mal/rat apo sherbimet e shitura.
Ne keto kushte, kerkojme qe te mermi masat e duhura per te plotesuar kerkesat e ligjit te
sipercituar, pasi prej dates O I.O 1.2021, nga Deget e Thesarit nuk do te behet asnje regjistrim apo konfirmim i pagesave per shpenzime te entiteteve publike, nese ky shpenzim nuk eshte i deklaruar me nje fature te fiskalizuar.
Nderkohe, Agjencia e Prokurimit Publik sjell ne vemendje te autoriteteve kontraktore, te cilat do te ndermarrin procedura prokurimi nga data 1 Janar 2021, qe ne dokumentat e tenderit qe do te shpallin per keto procedura, te informojne Operatoret Ekonomike lidhur me kerkesat ligjore te sipercituara…