t.fisc, është një program i çertifikuar për fiskalizimin e veprimeve me para në dorë.
Programi, mundëson zëvendësimin e plotë të kasave fiskale (në formën në cloud) që kemi njohur deri më sot dhe ofrohet vetëm në formën e një programi që aksesohet online. t.fisc është i lehtë për tu aksesuar dhe operon si sistem i hapur i përshtatshëm për të fiskalizuar veprimet nga çdo sistem i jashtëm.
Ai nuk është një sistem POS, por në mënyrë të ngjashme me kasat fiskale operon në mënyrë të hapur me çdo sistem POS. t.fisc shërben si një urë lidhëse e sistemeve POS (apo të faturimit) me sistemin e taksave. Ai mundet të përdoret si nga një pikë shitje e vetme ashtu edhe në një grup pikash shitje të cilat mund të jenë të integruara me sistemet financiare që janë në përdorim.
Karakteristikat Kryesore
t.fisc veç plotësimit të kërkesave të ligjit për programet e fiskalizimit të veprimeve me para në dorë, ka karakteristika shtesë:
Karakteristika të përgjithshme
Aksesim i lehtë i aplikimit, nëpërmjet një workflow që mundëson gjithashtu gjatë aktivizimit rregjistrimin e arkave të reja
Sistemi ka një bazë të dhënash që shërben për ruajtjen e sigurtë dhe afatgjatë të të dhënave. Këtu ruhen si lista e veprimeve, mesazhet e këmbyera me serverat e tatimeve si dhe komunikimet apo mesazhet e shkëmbyera me sistemet e brendshme. Këtu ruhet dhe çdo përgjigje pozitive apo refuzimi nga server i tatimeve.
Sistem i thjeshtë për tu përdorur si manual entry ashtu edhe i integruar me sisteme financiare.
Siguria
Sistemi, lejon mirëmbajtjen e disa profileve të përdoruesve, të cilët ndahen minimalisht në administrator dhe operator të arkave.
Administratori, ka të drejtë të ndryshojë parametrat kryesore në sistem, si dhe të shoh listën e veprimeve të arkës. Operatori sheh vetëm gjëndjen e arkës dhe veprimeve në total.
Raportimi si dhe Kontrolli
t.fisc mundëson monitorimin në mënyrë të përbashkët të arkave të lidhura në rrjet të veprimeve dhe gjëndjes së arkave të lidhura. Nëpërmjet dashboards, sistemi raporton për gjëndjen e arkave, lëvizjet kryesore (hyrje/dalje); veprimet pezull; numrin e veprimeve etj.
I instaluar në cloud, sistemi njofton në kohë reale operatorin për problemet në lidhjen internet, probleme me çertifikatën (në rastet kur ka gabime në komunikimin me server CIS), probleme me faturat në rastet kur server CIS po kthen mbrapsht fatura të parregullta, si dhe probleme me veprimet e hapjes së arkës.
We use cookies (and other similar technologies) to collect data to improve your experience on our website. By using our website, you're agreeing to the collection of data as described in our Privacy Policy.